Flash

Samiti i NATO-s/ Rama: Përsërita kërkesën që Kosova t'i bashkohej aleancës

Lapsi.al 1 July 2022
Samiti i NATO-s/ Rama: Përsërita kërkesën që Kosova

Në një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se çfarë u diskutua gjatë samitit të NATO-s që zgjati për 3 ditë. Para gazetarëve Rama tha se ka kërkuar që Kosova të futet në aleancë. Kryeqeveritari u ndal edhe tek presioni mbi Serbinë nga BE, duke thënë se nuk duhet të tejkaloj krisjen që mund të çonte në veprime të gabuar.

"Ishte një samit i veçantë nga kohëzgjatja por edhe nga pesha. Kishte dhe një element të rëndësishëm për ne. Kishte të bënte për mundësinë e negociatave intensive për të arritur marrëveshjes me RMV dhe Bullgarisë. Për të gjitha këto dhe për të tjera jemi këtu. Dëshiroj që të kujtoj me hapjen e rrugës nga Turqia janë krijuar premisat që NATO të shtohet me dy anëtarë të tjerë. Edhe ajo ka qenë shumë e vështirë, është negociatë që u mbyll në orët e fundit. Kishte fokus për rajonin e BP, qëndrimi ynë ka qenë i njëjti. Ai i njohuri dhe i përsëritur në më shumë se një rast. Serbia të mbahet sa më shumë dhe afër me frontin kundër agresionit dhe presioni të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja për rajonin. Kemi kërkuar që Kosova të futet në NATO.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI