Flash

Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

Lapsi.al 1 July 2022
Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

Duke u ndalur tek fillimi negociatave kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat dhe objektivi është pikëpamja e Komisionit Europian. Rama theksoi se është në dorë të tyre se kur vendosin datat dhe po ashtu për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur.

“Për sa kohë jemi në rregull me detyrat e shtëpisë jam i qetë. Se e di që është fakt i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe me hallet e veta. BE ka kapriçot dhe dobësitë e veta. Unë jam tërësisht i qetë që ne e kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë ta bëjmë tonën. Në Bruksel bashkë me kolegët e tjerë me Vuçiç dhe Dimitar Kovačevski kemi bërë më të mirën”, tha Rama.

Për sa u përket akuzave të opozitës për investimet strategjike nga bashkëshorti iministres Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama theksoi se opozita do të vijojë me akuzat, por ai është i qetë.

Rama theksoi se “vesi del me shpirtin” dhe ata nuk do ndryshojnë kurrë.

“Kjo tërheqja zvarrë për të bërë përbaltje publike është një praktikë që nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe e përcaktuar. Ne ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshmë për atë që jemi. Kemi të metat tona ose do merremi me këta. Në veten time e kam të qartë çdo minut i humbur është mëkat i madh. Le ta gjykojnë institucionet” tha Rama

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI