Flash

Procesi farsë, Rama emëron Veliajn kryetar të PS Tiranë

Lapsi.al 1 July 2022
Procesi farsë, Rama emëron Veliajn kryetar të PS Tiranë

Erion Veliaj është emëruar kryetar i Partisë Socialiste në Tiranë edhe pse në zgjedhjet e fundit dështoi t'i jepte PS dy mandate më tepër, të cilat i ishin hequr qarkut Dibër e Gjirokastër.

Emri i tij u zyrtarizua sot nga Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi bashkë me emrat e drejtuesve të tjerë të PS në 60 bashkitë e vendit.

Procesi ishte më shumë se qesharak. Nuk pati zgjedhje sipas parimit një anëtar një votë, por emërim direkt nga Kryesia e PS, duke shënuar në këtë mënyrë regres në demokracinë e brendshme të PS-së.

S'ka më asnjë dyshim që PS-ja sundohet prej kohësh vetëm nga një njeri, Edi Rama, i cili po me të njëjtin model autoritar sundon edhe Shqipërinë. Më poshtë lista e kryetarëve në bashkitë e tjera të vendit. ©LAPSI.al

Shkodër- Ilmi Lakti Mirela Petani

Malësi e Madhe- Lulzim Zare

Vau i Dejës- Kristian Shkreli

Puke- Anjeza Dodën, Pajtim Zeqiri

Fushë Arrës- Ervin Doda

Kukës- Anila Sokoli, Besmir Ramallari

Bashkia Has- do të përsëritet procesi

Tropojë- Egzon Bashkurtaj

Dibër- Alma Selame, Daniel Gjure

Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri

Klos- Armando Gjini

Mat- Hasan Pasha, Lindita Barçi

Durrës- Luan Zaza

Krujë- Redon Roshi

Shijak- Fatmir Koçi

Tiranë- Erion Veliaj

Kamëz- Rebeka Sulejmani

Vorë- Endrisa Haxhiu

Kavajë- Marinela Hajdiaj, Shpend Baromet

Rrogozhinë- Lutfi Hashari

Elbasan- Ardit Demiri, Amira Urupi

Belsh- Maringlen Bali

Cërrik- Tomorr Zaimaj

Peqin- Bukurosh Maçi

Gramsh- Enis Zani

Librazhd- Fatbardha Qatja

Përrenjas- Haxhi Çollaku

Berat- Valbona Zylyftari

Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi

Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka

Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Pogradec- Erion Thëngjilli

Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego

Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec- Kateriana Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë- Eraldo Xhelili

Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli- Kristo Vorsane

Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo

Përmet- Ervin Tuçi

Këlcyrë- Hodjan Selmani

Memaliaj- Edmonda Harizi

Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja

Vlorë- Admir Malaj

Selenicë- Nertil Bellaj

Himarë- Rispërsëritje të procesit

Delvinë- Izet Sinaj

Finiq- Thoma Kallojeri

Sarandë- Elron Gjoni

Konispol- Kristo Mallanezo

Lezhë- Florian Gjini

Kurbin- Benard Palaj

Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj

Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti

Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli

Divjakë- Agim Maka

Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Roscovec- Ripërsëritje të procesit

Mallakastër- Zamir Malasi

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kapshticë (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Për p...

17:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI