Flash

Ministri i Financave merr detyrën për krijimin e qeverisë së re në Bullgari

Lapsi.al 1 July 2022
Ministri i Financave merr detyrën për krijimin e qeverisë së

Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten ministrit të Financave, Asen Vasilev mandatin për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në largim Kirill Petkov, një reformist properëndimor, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave pas një votimi të mocionit të mosbesimit, ka thënë më herët se partia e tij e qendrës “Të vazhdojmë Ndryshimet” (PP) do ta propozojë Vasilevin për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Vasilev tani ka shtatë ditë për t’i dhënë fund krizës më të re politike në Bullgari, për të cilën Radev ka thënë se është edhe ekonomike dhe sociale.

Vasilev duhet t’i propozojë Radevit një kabinet për miratim dhe më pas të përballet me votimin e besimit në parlament.

Vasilev tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën, me të cilën përballet Bullgaria, duke shtuar se do të jetë e rëndësishme që qeveria “të punojë në interes të qytetarëve, jo në interes të status quo-së”.

Vasilev fitoi mandatin pasi Partia e majtë Socialiste Bullgare (BSP), një partnere në koalicionin e Petkovit, hodhi poshtë mundësinë për ta mbështetur atë.

BSP-ja, tradicionalisht miqësore me Moskën, thotë se është e zemëruar nga vendimi i Petkovit për të dëbuar diplomatët rusë. Më 28 qershor, Petkov njoftoi se Bullgaria po dëbon 70 diplomatë rusë që kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.

Më herët, të premten, ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova tha se do t’i kërkojë Moskës mbylljen e ambasadës së saj në Sofje.

Kërkesën për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë bullgare e ka paraqitur partia opozitare e qendrës së djathtë GERB, duke e akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të financave publike dhe politikës ekonomike, si dhe për pamundësinë për të frenuar inflacionin në rritje./ Marrë nga REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kapshticë (Emri)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Për p...

17:35

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI