Flash

Ishte në kërkim për kultivim droge, prangoset 29-vjeçari

Lapsi.al 1 July 2022
Ishte në kërkim për kultivim droge, prangoset 29-vjeçari

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Finish", ku është vënë në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Ai ishte në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky persona ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Finish", në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit: Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.” – bën me dije policia.Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur "Liqeni i fshatit Levan", janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI