Flash

Flasin viktimat e R.Kelly pas dënimit të tij

Lapsi.al 1 July 2022
Flasin viktimat e R.Kelly pas dënimit të tij

Pas dënimit me 30 vite burg të R. Kelly për shantazh dhe trafik seksual, viktimat e këngëtarit të R&B po flasin hapur.

Duke folur me Los Angeles Times, një viktimë e quajtur Sonja, mbiemri i së cilës nuk u publikua për të mbrojtur privatësinë e saj, tha se dënimi ishte “i duhuri” për krimet e Kelly-t, të cilat përfshinin mbylljen e saj në një dhomë hoteli për ditë të tëra. Ajo tha se ai e ka dhunuar atë.

“Tridhjetë vite janë të duhura për mendimin tim,” i tha ajo gazetës.

“Unë mezi e kam pritur këtë gjë”, tha ajo. “Jam shumë e kënaqur me dënimin. Shumë e lumtur.”

Sonja tha se sulmi ndodhi në të 20-at e saj të hershme. Ajo tha se ishte joshur me premtimin për një intervistë me këngëtarin – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – ndërsa bënte një praktikë në një radio në Utah.

“Para se të largohesha nga Chicago, më thanë të mos merresha me Kelly dhe se nuk duhej t’i tregoja askujt,” tha Sonja, sipas Times.

Duke folur me gazetarët, viktima tjetër e quajtur Lizzette Martinez, 45 vjeç, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur filloi abuzimi nga Kelly, tha se ishte e kënaqur që Kelly do të kalonte disa vite në burg edhe pse do donte që dënimi të ishte më i gjatë.

“Unë personalisht nuk mendoj se është e mjaftueshme, por jam e kënaqur me vendimin”, shtoi ajo, sipas The New York Times.

Kelly u shpall fajtor për shantazh dhe trafik seksual vitin e kaluar, gjatë një gjyqi gjashtë-javor që përfshinte dëshmi nga 45 dëshmitarë në një sallë gjyqi.

Të këshilluara

Aktorët e njohur i japin fund lidhjes

Anna Kendrick dhe Bill Hader, janë ndarë pas më shumë se një viti së bashku, raporton Entertainment Tonight. Në janar, një burim i tha PEOPLE se Kendrick dhe...

18:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI