Flash

Tirada furioze e Princ William ndaj fotografit bëhet virale

Lapsi.al 30 June 2022
Tirada furioze e Princ William ndaj fotografit bëhet virale

Një video e Princit William e kapur nga një fotograf, i cili dyshohet se po filmonte familjen e tij teksa po shijonin një xhiro me biçikletë, është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta online. Pallati Kensington e ka quajtur një 'shkelje e privatësisë' dhe tani videoja është fshirë.

Duka i Kembrixhit po shijonte një shëtitje të qetë familjare me biçikletë në janar të vitit të kaluar pranë shtëpisë së tyre në Anmer Hall në Sandringham, kur një fotograf paparac shfrytëzoi rastin për të bërë disa foto.

Në videon e shpërndarë rrjet, Duka i Kembrixhit duket i acaruar me fotografin. Familja mbretërore përballet shpesh me fotografët dhe qendrën e vëmendjes, megjithëse fotografi në këtë rast e ka kaluar qartë kufirin.

Në klip, Princi William dëgjohet duke u përballur me fotografin. Kate Middleton nuk shihet në klip, por mund të dëgjohet duke mbështetur burrin e saj.

“Si guxon të sillesh në këtë mënyrë me fëmijët tanë? Si guxon? Po na përndiqni? Unë kam dalë për një shëtitje të qetë me biçikletë me fëmijët e mi dhe ju nuk më thoni as emrin tuaj. Ju jeni mizor, i neveritshëm… Pse jeni këtu? Faleminderit që na shkatërruat ditën… Mendova se kishit zënë mend.”

Pallati Kensington tha se videoja ishte një shkelje e privatësisë së familjes, raportoi The Telegraph dhe stafi i familjes mbretërore thuhet se ishte përpjekur ta hiqte videon.

Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore përballet me një shkelje të privatësisë. Në vitin 2017, revista franceze Closer u urdhërua të paguante 100,000 euro pasi bëri një foto me dylbi të Kate Middleton duke bërë banjë dielli në një tarracë. Pamja e Kate duke u relaksuar në Paris u cilësua si një shkelje e privatësisë dhe Princi William paraqiti deklarata kundër shkeljes së paparacëve në jetën private të familjes së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=RxdoV-Yaswk

Të këshilluara

Amber Heard, në telashe ligjore

Amber Heard mund të përballet me një tjetër betejë ligjore në Australi pasi humbi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp në fillim të këtij mua...

14:17

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

Cameron Diaz ka vendosur t'i rikthehet sërish aktrimit duke marrë pjesë në një film të ri 'Back in Action' me Jamie Foxx. Në audio nga një bisedë telefonike ...

13:29

Aktori i njohur, baba për herë të parë

Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij, Zawe Ashton, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim konfirmoi për Page Six se Ashton është shtatz...

13:17

R.Kelly dënohet me 30 vite burg

R. Kelly është dënuar me 30 vite burg, pasi u akuzua për abuzim seksual me gratë dhe fëmijët, ndërkohë që përdorte statusin e tij si i famshëm. Artisti R&B...

13:42

Publikohet traileri zyrtar i 'Hocus Pocus 2'

Disney+, platforma e transmetimit publikoi trailerin e parë zyrtar për kastin më të ri në ekskluzivitetin e Halloween, ndërsa tre shtrigat kthehen me një hakmar...

17:10

"Top Gun: Maverick" rekorde shikueshmërie

"Top Gun: Maverick" po njeh një sukses të jashtëzakonshëm. Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 1986, në të cilin Tom Cruise rikthehet në rolin e famshëm të...

16:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI