Flash

Dalja e tezës së provimit të maturës, Kushi: Teknologjia e vështirëson zgjidhjen e problematikës

Lapsi.al 30 June 2022
Dalja e tezës së provimit të maturës, Kushi: Teknologjia e

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot në Kuvend për daljen e testeve të maturës në rrjetet sociale dhe tha se është shumë e vështirë të gjendet në mesin e 31 mijë nxënësve dhe 7 mijë mësuesve se kush e ka fotografuar tezën.

“Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje me mundësitë që ne kemi, por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që në 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri”, u shpreh ministrja.

Fenomeni i publikimit të tezës së provimit të maturës përsëritet çdo vit. Sipas ministres Kushi, gjetja e një zgjidhjeje shpëtuese do të jetë e vështirë.

"Dalja e tezës patjetër që nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces. Jam e sigurt që ju mezi prisni, në mos të them që interesoheni vetë të gjeni ndonjë mësues që të bashkëpunojë me ju e të nxjerrë testet.

Më kujtoni mbledhjet e kryesisë së PD ku 20 veta jeni dhe çfarë diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi, por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtë, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda.

Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit.

Ne do marrim masa dhe për këtë, por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot. Teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk e parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë me aparatura të përshtatshme për të fotografuar testin", u shpreh ajo.

Të këshilluara

Fundoset një mjet lundrues në Jalë

Një mjet lundrues është fundosur në plazhin e Jalës në Himarë. Mësohet se bëhet fjalë për një fllugë, në pronësi të Jorgo Andonit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes...

13:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI