Flash

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

Lapsi.al 30 June 2022
Cameron Diaz i rikthehet aktrimit

Cameron Diaz ka vendosur t'i rikthehet sërish aktrimit duke marrë pjesë në një film të ri 'Back in Action' me Jamie Foxx.

Në audio nga një bisedë telefonike e ndarë të mërkurën nga Foxx, aktorja mund të dëgjohet duke i thënë atij: "Ndihem e emocionuar, por nuk di si ta bëj këtë, e di?" para se ai të përgjigjet, "Kam dikë në linjën tjetër që mund t'ju ndihmojë me këtë."

Tom Brady së ​​shpejti i bashkohet thirrjes, duke i thënë Diazit se Foxx i tha atij se mund të përdorte "disa këshilla se si të rikthehej pas daljes në 'pension' . (Brady, 44, u kthye në NFL në mars, pasi fillimisht njoftoi largimin e tij.)

Audio u publikua gjithashtu nga Cameron në rrjetin e saj social ,Instagam. "@iamjamiefoxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim! Nuk mund të pres, e di që do të jetë një sukses!",shkroi ajo.

Diaz, e cila është e martuar me Benji Madden dhe ka një vajzë 2-vjeçare, Raddix, me rokerin  u largua nga aktrimi pas performancës së saj si Miss Hannigan në Annie të 2014-ës.

Teksa u shfaq në emisionin e Kevin Hart për Peacock, Hart to Heart, vitin e kaluar, akotrja e Charlie's Angels u shpreh se filloi të kuptonte rreth moshës 40-vjeçare se kishte "aq shumë pjesë të jetës sime ... që nuk po i prekja" ose " menaxhoja"./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Aktori i njohur, baba për herë të parë

Tom Hiddleston dhe e fejuara e tij, Zawe Ashton, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Një burim konfirmoi për Page Six se Ashton është shtatz...

13:17

R.Kelly dënohet me 30 vite burg

R. Kelly është dënuar me 30 vite burg, pasi u akuzua për abuzim seksual me gratë dhe fëmijët, ndërkohë që përdorte statusin e tij si i famshëm. Artisti R&B...

13:42

Publikohet traileri zyrtar i 'Hocus Pocus 2'

Disney+, platforma e transmetimit publikoi trailerin e parë zyrtar për kastin më të ri në ekskluzivitetin e Halloween, ndërsa tre shtrigat kthehen me një hakmar...

17:10

"Top Gun: Maverick" rekorde shikueshmërie

"Top Gun: Maverick" po njeh një sukses të jashtëzakonshëm. Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 1986, në të cilin Tom Cruise rikthehet në rolin e famshëm të...

16:50

R Kelly mund të kaloj dekada në burg

Këngëtari R. Kelly mund të kalojë dekada në burg! Dënimi pritet të jepet ditën e sotme, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për drejtimin e një skeme për abuzim sek...

15:25

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI