Flash

Alibeaj flet për protestën: Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që vuajnë

Lapsi.al 30 June 2022
Alibeaj flet për protestën: Nuk mund të jetë Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Në fjalën e tij, para medieve në hyrje të parlamentit, Alibeaj deklaroi se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta. Ai tha se mënyra më e mirë për të protestuar është Kuvendi. Në proncimib për mediet, deputeti tha se ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.

“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

Mbytet një person në Palasë të Himarës

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Palasës. 53-vjeçari ka qenë duke notuar në plazhin e Palasës dhe dyshohet se i ka rënë infarkt dhe...

09:37

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore Afrikane do të jetë sërish në mbiozterimin e motit te kthjellët dhe të nxehtë në gjatë gjithë paradites por orët e pasdites...

07:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI