Flash

Zyrtari rus: Zgjerimi i NATO-s me Finlandën dhe Suedinë është destabilizues

Lapsi.al 29 June 2022
Zyrtari rus: Zgjerimi i NATO-s me Finlandën dhe Suedinë

Rusia i ka cilësuar si negative planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n. Reagimi ka ardhur nga zëvendësministri i jashtëm i vendit, raportuar nga Interfax.

Sergei Ryabkov citohet gjithashtu nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA të ketë thënë se zgjerimi i NATO-s është destabilizues dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.

Suedia dhe Finlanda do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, pasi Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj.

Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s ishte e kundërta e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte dhe në vend të kësaj tregoi se dera e aleancës është e hapur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI