Flash

Zbardhet sherri me dy të plagosur në Maliq, arrestohet 32-vjeçari që goditi me thikë bashkëfshatarët

Lapsi.al 29 June 2022
Zbardhet sherri me dy të plagosur në Maliq, arrestohet

Policia e Korçës ka zbardhur një ngjarje të rëndë, të ndodhur dje në Maliq, ku mbetën të plagosur dy persona. Sipas uniformave blu është arrestuar autori i kësaj ngjarje, një 32-vjeçar i cili u bë protagonist i sherrit në një lokal, duke përdorur armë të ftohta.

"Në vijim të informacionit paraprak datë 28.06.2022, që bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Bregas, Maliq, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e brendshme të një lokali, ka goditur me thikë shtetasin B. P., 39 vjeç, si dhe ka dëmtuar fizikisht shtetasin I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI