Flash

R Kelly mund të kaloj dekada në burg

Lapsi.al 29 June 2022
R Kelly mund të kaloj dekada në burg

Këngëtari R. Kelly mund të kalojë dekada në burg! Dënimi pritet të jepet ditën e sotme, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për drejtimin e një skeme për abuzim seksual të grave dhe fëmijëve.

Në shtator, ai u dënua për shantazh dhe tetë akuza për trafik seksual.

Këngëtari 55-vjeçar do të kalojë të paktën 10 vite në burg, ndërsa dënimi maksimal i mundshëm mund të jetë i përjetshëm. Prokurorët kanë thënë se ai duhet të kalojë të paktën 25 vjet pas hekurave.

Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se ai nuk meriton më shumë se dënimin minimal prej një dekade, sepse ai "nuk është aktualisht një rrezik për publikun".

Këngëtari - i njohur për këngët hit "I Believe I Can Fly" dhe "Ignition" (Remix) - u zbulua se ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme për të joshur gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht. Ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të stafit, gjatë dy dekadave.

Prokurorët thanë se ai tregoi një mospërfillje për viktimat e tij dhe nuk tregoi keqardhje.

Po ashtu, Kelly kishte marrë dokumente të paligjshme për t'u martuar me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeçe në vitin 1994, shtatë vjet para se këngëtarja të vdiste në një aksident me avion. Certifikata, e zbuluar në atë kohë, e tregonte moshën e Aaliyah si 18 vjeç. Martesa u anulua muaj më vonë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta prezantuesja e BBC

Aktivistja e kancerit, blogerja, prezantuesja dhe ish-mësuesja, Dame Deborah James, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Ajo ishte duke u trajtuar për kanc...

13:44

Ema Thompson flet për skenën e saj nudo

Nuk ishte një vendim i lehtë për Emma Thompson që të xhironte një skenë nudo për filmin e saj të ri të vlerësuar nga kritikët, “Good Luck To You, Leo Grande”. ...

12:42

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

Ken Williams, një kompozitor fitues i Grammy, i famshëm për hitin e vitit 1972 "Everybody Plays the Fool", ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmi u konfirmua ...

18:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI