Flash

Protesta e 7 korrikut, selia e PD-së do të hapet për qytetarët

Lapsi.al 29 June 2022
Protesta e 7 korrikut, selia e PD-së do të hapet për

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka njoftuar hapjen ndaj shoqërisë për përgatitjen për frymën popullore të protestës së 7 Korrikut, duke hapur selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Në njoftimin e saj ajo thekson se burra dhe gra, profesionistë etj. do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht dhe jo përmes përfaqësuesve politikë.

E para që do të nisë serinë e daljeve publike është Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

"Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh. Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.  Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së", njofton Partia Demokratike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI