Flash

Makina inteligjente/ 21 patenta të pezulluara, policia e Tiranës vendos qindra gjoba

Lapsi.al 29 June 2022
Makina inteligjente/ 21 patenta të pezulluara, policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit gjatë 24 orëve të fundit ku janë pezulluar 21 patenta për një periudhë kohore nga 1 deri në 18 muaj.

Ndërkohë që janë vendosur 146 gjoba për tejkalim shpejtësie. Makina inteligjente ka konstatuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të treja shkeljet së bashku.

Janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.

Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj;

Po si rezultat i përdorimit të një prej makinave inteligjente nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesë e flotës së automjeteve që iu shtua së fundi Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset monitorohen me dronë edukues, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI