Flash

James Cordon flet për largimin nga 'The Late Late Show' : Vendim i vështirë

Lapsi.al 29 June 2022
James Cordon flet për largimin nga 'The Late Late Show' : Vendim

Moderatori i njohur James Corden ka folur së fundmi rreth largimit vitin e ardhshëm nga "The Late Late Show".

“Thjesht nuk doja të arrija kurrë në një pikë ku të mërzitesha duke e bërë këtë”, tha aktori i “Cats” në një intervistë për “Extra” të botuar të hënën.

“Deri në momentin që të mbarojmë, do të kem bërë pothuajse 1,400 episode. "Eshtë shumë. E di që në Amerikë këto punë janë pozicione që njerëzit i marrin për 10, 15, 20, 25 vjet. Nuk do të ishte kurrë kështu për mua.”

Corden shtoi se familja e tij gjithashtu mori pjesë në vendimin e tij për t'u larguar. Preantuesi ka tre fëmijë : Carey, Max dhe Charlotte me gruan e tij, Julia Carey.

“Fëmijët e mi po rriten, gjyshërit e tyre kanë nevojë për kujdesdhe ndoshta ishte koha e duhur që ne si familje të jemi më të lirë në vendimet tona”, u shpreh ai.

James njoftoi vendimin e tij  në prill, duke i thënë Deadline seishte "shumë krenar për shfaqjen" dhe se ishte "një vendim vërtet i vështirë".

“Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për pesë vjet dhe më pas do të largohesha, dhe më pas qëndrova”, shpjegoi komediani. "Unë me të vërtetë kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë."

Gjatë kohës së tij në "The Late Late Show", Corden lansoi segmente hit si "Carpool Karaoke" dhe "Spill Your Guts"./Lapsi.al

Të këshilluara

Publikohet traileri zyrtar i 'Hocus Pocus 2'

Disney+, platforma e transmetimit publikoi trailerin e parë zyrtar për kastin më të ri në ekskluzivitetin e Halloween, ndërsa tre shtrigat kthehen me një hakmar...

17:10

"Top Gun: Maverick" rekorde shikueshmërie

"Top Gun: Maverick" po njeh një sukses të jashtëzakonshëm. Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 1986, në të cilin Tom Cruise rikthehet në rolin e famshëm të...

16:50

R Kelly mund të kaloj dekada në burg

Këngëtari R. Kelly mund të kalojë dekada në burg! Dënimi pritet të jepet ditën e sotme, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për drejtimin e një skeme për abuzim sek...

15:25

Ndahet nga jeta prezantuesja e BBC

Aktivistja e kancerit, blogerja, prezantuesja dhe ish-mësuesja, Dame Deborah James, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Ajo ishte duke u trajtuar për kanc...

13:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI