Flash

Charlie D’amelio në lidhje me djalin e Travis Baker

Lapsi.al 29 June 2022
Charlie D’amelio në lidhje me djalin e Travis Baker

Charli D’Amelio dhe djali i Travis Barker, Landon, u fotografuan të kapur për dore pas një takimi romantik në Nju Jork. Kështu ata mesa duket konfirmuan romancën e tyre të saponisur.

Charlie dhe Landon, të dy 18 vjeç, fillimisht u panë së bashku në festën e publikimit të albumit Dixie, e cila është motra e Charlie. Madje fansat vunë re se së fundmi ata mund të kishin bërë tatuazhe për njëri-tjetrin nga i njëjti artist tatuazhesh. Dhe të hënën mbrëma, ata vazhduan të nxisin spekulime romantike teksa ecnin në rrugë së bashku përmes një turme të madhe.

Në fillim të kësaj jave, një burim tha për revistën “People” për lidhjen e re: “Ata po njohin njëri-tjetrin dhe janë në fazat e hershme”.

Ata të dy e ndjekin edhe njëri-tjetrin në Instagram. Charli ishte më parë në një lidhje me Chase Hudson, një TikToker dhe muzikant. Ajo njoftoi ndarjen e tyre në prill 2020 pas më pak se një viti lidhje.

Charlie deri para pak ditësh mbante rekordin si personi më i ndjekur në platformën e TikTok. Në vitin 2019, Charli ishte bërë llogaria më e ndjekur me rutinat e saj virale të kërcimit dhe deri në vitin 2020 ajo kishte mbi 100 milionë fansa. Në atë kohë ajo pranoi se kjo arritje ishte “si një ëndërr”. Por tashmë ajo ka zbritur në vendn e dytë pasi italiani Khaby Lame mori fronin me plot 144.7 milionë ndjekës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur

Ken Williams, një kompozitor fitues i Grammy, i famshëm për hitin e vitit 1972 "Everybody Plays the Fool", ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmi u konfirmua ...

18:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI