Flash

Machine Gun Kelly flet për anët e tij të errëta

Lapsi.al 28 June 2022
Machine Gun Kelly flet për anët e tij të errëta

Reperi i njohur, Machime Gun Kelly ka detajuar së fundmi një natë të errët në korrik 2020 ndërsa po mbante zi për humbjen e babait të tij.

“Nuk do të largohesha nga dhoma ime dhe fillova të kisha mendime shumë të këqija. Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja këtë paranojë vërtet të egër. Vazhdova të bëhesha paranojak që dikush do të vinte dhe do të më vriste,” kujton MGK në dokumentarin e tij në Hulu.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, shtoi se ai do të flinte gjithmonë me një armë gjahu pranë shtratit të tij dhe "atë ditë vendosi t'i jepte fund jetës.

“E telefonova Meganin. Unë thashë: "Ti nuk je këtu për mua". E futa pushkën në gojë.  Megan ishte e heshtur, si e vdekur.”Reperi tha se ai moment ishte kur  kuptoi se "diçka nuk ishte në rregull", duke shtuar se Fox dhe vajza e tij 12-vjeçare, Casie nuk donin të bisedonin më me të.

"Dua të të shoh si babai im" dhe "Dua të të shoh si burrin tim të ardhshëm",  dhe  e dija që më duhet të heq dorë nga droga me të vërtetë këtë herë," tha ari, megjithëse nuk specifikoi nëse ishte nën drogë gjatë incidentit.

Artisti ka qenë i hapur për të punuar në luftën e tij ndaj abuzimit me substancat dhe çështjet e shëndetit mendor, duke thënë në vitin 2020, “Aktualisht, ilaçi im i zgjedhur është lumturia dhe përkushtimi ndaj artit, në vend të angazhimit ndaj një vesi që besoja se e bëri artin. Unë po hedh hapa.”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI