Flash

Gjendet e mbytyr aktorja e 'Ray Donovan', Mary Mara

Lapsi.al 28 June 2022
Gjendet e mbytyr aktorja e 'Ray Donovan', Mary Mara

Mary Mara, aktorja që luajti në shfaqje televizive si "Law & Order", "Ray Donovan" dhe "NYPD Blue", ndërroi jetë të dielën në moshën 61-vjeçare.

Ajo u mbyt në lumë pak pas orës 8 të mëngjesit me orën lokale, në qytetin Cape Vincent ku ajo jetonte, sipas një raporti policor të marrë nga The Post. Policia e gjeti trupin e saj në ujë dhe tha se nuk kishte shenja dhune.

"Trupi i Mary u gjet këtë mëngjes në lumin e saj të dashur St. Lawrence", tha përfaqësuesi i saj për Fox News Digital. "Ajo u mbyt duke notuar."

Megjithatë, një autopsi do të kryhet për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Mara thuhet se po qëndronte në shtëpinë verore të motrës së saj, përballë me lumin St. Lawrence, kur vendosi të shkonte për të notuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI