Flash

Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit

Lapsi.al 28 June 2022
Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit

Kryetari i Partisë Demokratike sulmoi edhe një herë Kryeministrin Edi Rama për atë që ndodhi në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor javën e kaluar.

“Samiti i Brukselit zbuloi para çdo shqiptari se Edi Rama shkoi atje si përfaqësuesi i Vuçiçit dhe Beogradit. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdorë vetëm Lavrov, apo Putin e Lukashenko, ndaj udhëheqësve të Bashkimit Europian, sepse të gjitha i ka porosi të Beogradit”, tha Berisha.

“Sulmoi Bullgarinë, një vend që ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se voton për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vend mik që ka qenë një nga avokatet kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës, duke i bërë një mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmon një vend që tradicionalisht ka vetëm qëndrime miqësore ndaj shqiptareve. E bën kryekëput për llogari të Beogradit”, shtoi më tej ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI