Flash

Stamboll/ Qindra të ndaluar në një marshim për komunitetin LGBT

Lapsi.al 27 June 2022
Stamboll/ Qindra të ndaluar në një marshim për komunitetin

Policia në Stamboll ka penguar një marsh në mbështetje të komunitetit LGBT dhe ka ndaluar qindra protestues më 26 qershor. Zyra e guvernatorit ka ndaluar marshin rreth Sheshit Taksim, në zemër të Stambollit, mirëpo qindra protestues kanë mbajtur flamuj shumëngjyrësh afër asaj zone, duke sfiduar ndalesën.

“Ne jemi këtu. Ne nuk jemi duke shkuar askund”. Organizatorët kanë thënë që më shumë se 200 pjesëmarrës dhe aktivistë për komunitetin LGBT, janë ndaluar dhe policia ka refuzuar t’iu mundësojë qasjen te avokatët e tyre.

Një gazetar turk ka thënë se disa persona janë rrahuar nga policia. Autoritetet, në anën tjetër, nuk kanë bërë të ditur numrin e arrestimeve. Komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejta të Njeriut, Dunja Mijatoviq, u ka bërë thirrje autoriteteve më 24 qershor që të lejojnë marshin dhe të garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

Turqia është bërë një prej shteteve të pakta myslimane që ka lejuar Paradën e Krenarisë më 2003.Megjithatë, marshe të tilla janë ndaluar prej vitit 2015, duke përmendur çështje të sigurisë. /REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI