Flash

Rama po i bën reklame TEG? Pse dolën fotot me Zahon

Lapsi.al 27 June 2022
Rama po i bën reklame TEG? Pse dolën fotot me Zahon

Në disa media janë shpërndarë tre foto të kryeministrit Edi Rama, i cili shoqëronte të birin, të dielën paradite, në një prej qendrave tregtare në Tiranë. Rama shihet teksa ndjek Zahon i cili është duke luajtur në një stimulator me makina, ndërsa në një foto tjetër, ai shfaqet i fotografuar në barin pranë duke lundruar në telefonin e tij ndërsa pret që djali të mbarojë lojën.

Ndonëse në tekst nuk thuhet, duket qartë se kryeministri ka preferuar hapsirat e TEG, për tu fotografuar. E kur dihet se me komunikimin e Ramës asgjë nuk është e rastësishme, natyrshëm ngrihet pyetja: A ka të bëjë 'vjedhja" e këtyre imazheve me një reklamë indirekte të shefit të qeverisë për TEG?

foto galeri

Apo mos vallë është thjeshtë një operacion komunikimi për tu dukur si të gjithë të tjerët?

Nuk ka dyshim se shumë prindër, që do ta kishin mundësinë, do të preferonin ti linin fëmijët e tyre në ajrin e pastër dhe të freskët të Surrelit. Po të kishin para dhe naftë më të lirë, mund ti çonin në vilën në bllok në Durrës, apo në atë të ujit të ftohtë, në Vlorë. Për ta zgjedhja për lojra elektonike në një qendër tregtare do të kish qenë e fundit.

Por Rama dhe Zaho kanë bërë pikërisht këtë, kanë përshrkuar distancën e shkurtër nga Surreli në TEG, duke ngritur pikpyetje për zgjedhjen aspak të pafajshme të kryeministrit.

©Lapsi.al

foto galeri

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në Bet Awards

Çmimet BET, të cilat vlerësojnë arritjet e komunitetit me ngjyrë në muzikë, kulturë dhe sport, u prezantuan të dielën dhe kjo është lista e fituesve: Artistj...

10:57

Ledri Vula: Historia ime e njohjes me Sarën

Ledri Vula, i ftuar në ‘A live Night’ në Top Channel, ka rrëfyer si si është njohur me partneren e tij Sarën, me të cilën janë prindër të një vajze, Poem Blue. ...

09:59

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI