Flash

"Nuk mund të blejmë një avion për zjarret"/ Salianji-ministrit: Kryeministri lëviz me charter personal

Lapsi.al 27 June 2022
"Nuk mund të blejmë një avion për zjarret"/

Këtë të hënë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qenë prezentë në Komisionin e Sigurisë ku është diskutuar lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke iu referuar atij të fundit që përfshiu Sazanin për katër ditë. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i kërkoi ministrit një bilanc të kapaciteteve të vendit për shuarjen e zjarrjeve. Përgjigja e ministrit ishte se për momentin gjendja është e qetë dhe se Shqipëria nuk i ka mundësitë të blejë një avion për shuarjen e flakëve, që mund të kushtojë sipas Peleshit 50 milionë euro.

“Zjarrit të Sazanit, ka patur reagim serioz, ka ndërhyrë një anije e forcë detare, kemi çuar 22 trupa në fillim, janë aktivizuar 280 trupa, edhe tokësore edhe detare, shtuar edhe ndihmës që na erdhi nga Greqia. Jemi vend i vogël, s’ia vlen të investojmë për të patur avionët tanë, kushton 50 mln euro, nëse i kemi nuk jemi në atë fazë që të investojmë 50 mln euro për ta përdorur një muaj shtuar pastaj kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të madha, s’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen, tregu është shumë i vogël. Ca na ndodh, ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore me kontraktim jashtë vendit, kostot tona janë edhe më të mëdha sa një shteti tjetër si Italia, duhet ta çojmë mjetin jashtë, problemet e mirëmbajtje si kanë edhe shtete më të mëdha si ne. Të investojmë qindra miliona euro për të patur një flotë avionësh është ekonomikisht e pamundur. Lajmi i mirë është që nuk përballemi vetëm ne me emergjenca. Të gjithë vendet kanë, kemi bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e mbrojtjes civile me Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacisë. Kemi katër helikopterë, një e kemi në dispozicion të shuarjes së zjarreve. Ka një problem me një helikopter në Itali, që prej 2020 që ka bërë një ulje të detyruar në Itali, një kontratë me një kompani franceze që bëri mirëmbajtjen nuk arriti ta sjellë në Shqipëri, kemi një çështje shumë të komplikuat, nëse do kontribuoni me dy cougar të tjerë janë në një procedurë normale të mirëmbajtjes.”, tha Peleshi.

Jo pa ironi ka kaluar kjo përgjigje nga ana e deputetit Salianji i cili sugjeroi që llogaritë të bëhen më mirë, pasi në një kohë kur vendi rrezikon të përballet me vatra të shumta, si rrjedhojë edhe e motit të nxehtë, kryeministri Edi Rama lëviz me chartet personal.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vëndin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore...

07:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI