Flash

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e ushqimeve, rritet sheqeri

Lapsi.al 27 June 2022
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e ushqimeve, rritet sheqeri

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera ka njoftuar ditën e sotme një ndryshim në çmimin e ushqimeve. Kështu, sipas njoftimit, duke nisur nga kjo e hënë çmimi i shitjes së sheqerit është rritur me 10 lekë. Ndërkohë çmimet e produkteve të tjera: si mielli apo orizi kokërrgjatë kanë mbetur të pandryshuara. Mielli masiv tregtohet me 90 lekë/kg, ndërsa orizi kokërrgjatë për 101 lekë për konsumin familjar. Ndërsa në lidhje me vajin e lulediellit, Bordi vendosi në mbledhjen e mëparshme që të mos ketë çmim të unifikuar për importuesit.

 

"Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,

VENDOSI

1.Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

2.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

  • Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
  • Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
  • Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi."thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vëndin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore...

07:43

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI