Flash

Bora dhe Donaldi shmangin takimet në Tiranë, takohen në Itali

Lapsi.al 27 June 2022
Bora dhe Donaldi shmangin takimet në Tiranë, takohen në Itali

Kanë kaluar muaj qëkur Bora Zemani dhe Donald Veshaj u shndërruan në çiftin më të dashur të publikut.

Atëherë kur u duk se lidhja e tyre do të rimëkëmbej pas puthjes së famshme, telenovela u komplikua edhe më shumë me një të tretë.

Por tashmë, “me seritë e reja” të kësaj telenovele, kemi konfirmuar se dyshja është rikthyer bashkë. Kanë qenë disa paparacë që kapën mat për herë të parë dy prezantuesit teksa shëtisnin rrugëve të Xhenovës.

Ndonëse të maskuar me syze e kapele, vështirë mos ta kuptonim që bëhej fjalë pikërisht për dy personazhet e famshme. Por teksa Shqipëria po “zien” për të parë së bashku këtë çift, ata vijojnë të fshihet.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Bora dhe Donaldi kanë kaluar disa ditë pushime të tjera në Itali. Me të mbyllur sezonin e suksesshëm të “Përputhen”, Bora ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj dhe është larguar për në shtetin fqinj, ku edhe e ka shoqëruar Donaldi në disa ditë pushimesh.

Nga ana tjetër, aktori i humorit vijon me një axhendë të ngjeshur në Tiranë, ku veç emisionit, ka tashmë një verë të pronotuar edhe për koncerte. Megjithatë ai ka mundur ta kombinojë kohën, për t’iu bashkuar Borës në ditët e tyre Toskanë.

Nëse u hedhim një sy rrjeteve sociale, prezantuesja duket se është stakuar nga “Instagram”-i, ku postimi i saj i fundit është para më shumë sesa një jave. Dhe fotot janë pikërisht nga darka që ka kaluar me Donaldin.

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në Bet Awards

Çmimet BET, të cilat vlerësojnë arritjet e komunitetit me ngjyrë në muzikë, kulturë dhe sport, u prezantuan të dielën dhe kjo është lista e fituesve: Artistj...

10:57

Ledri Vula: Historia ime e njohjes me Sarën

Ledri Vula, i ftuar në ‘A live Night’ në Top Channel, ka rrëfyer si si është njohur me partneren e tij Sarën, me të cilën janë prindër të një vajze, Poem Blue. ...

09:59

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI