Flash

NATO nën shantazhin e Erdoganit

Lapsi.al 27 June 2022
NATO nën shantazhin e Erdoganit

Në aftësinë e tij për të bërë keq, Rexhep Tayip Erdogan është i pakonkurrueshëm. Këtë po e provon edhe NATO me bllokimin e kërkesës për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës nga Turqia, në një kohë aspak të përshtatshme si kjo e situatës së re, të krijuar nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë.

Më shumë se për gjendjen e luftës, duket sikur presidenti turk është i interesuar të mbrojë interesat e tij, që prevalojnë mbi rregullat elementare të funksionimit të një aleance, brenda së cilës ai po sillet si një mashtrues.

Ndoshta është e kotë të pritet ndonjë presion më i madh gjatë samitit që do të nisë të martën 28 qershor, në Madrid, kur dihet se tashmë presidenti turk negocion nga pozicioni i forcës.

Ai do të vazhdohë të luajë midis Rusisë dhe aleatëve zyrtarë perëndimorë, sipas përllogaritjeve të veta strategjike, duke nënvizuar edhe më tej humbjen e ndikimit të Shteteteve të Bashkuara.

Megjithatë, vlerat e shpallura nga Rexhep Tayip Erdogan nuk kanë të bëjnë aspak me ato të NATO-s dhe, mënyra e tij e qeverisjes, i ngjan gjithnjë e më tepër asaj të Vladimir Putinit apo i Xi Jiping: një shoqëri civile e kapur për fyti, një parlament fasadë, një drejtësi nën urdhra. Kjo u pa në prill, me vendimin për filantropin turk Osman Kavala, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pas një procesi qesharak. Në Turqinë e Rexhep Tayip Erdogan, gazetarë, deputetë, kryetarë bashkie, akademikë, shpesh akuzohen për "terrorizëm" dhe dënohen për fajin e vetëm se kanë kritikuar veprimet e "Reis"-it ("shefi", një nga pseudonimet e presidentit).

A është vallë ai në pozicionin më të volitshëm për të kërkuar llogari nga Suedia dhe Finlanda, me akuzën se ato janë treguar pasive në luftën kundër terrorizmit, të cilën e përdor si justifikim për bllokimin e tyre?

Nga ana tjetër, dehja nga pandëshkueshmëria mund të rezultojë një kurth për Erdoganin. Është në interesin e tij që të mos i nënçmojë në këtë mënyrë aleatët, teksa një vit para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative situata po i përkeqësohet me shpejtësi në Turqi.

E konsideruar për një kohë të gjatë si pika e fortë e presidentit, ekonomia është bërë sot barra e tij kryesore. Standardi i jetesës së popullsisë vazhdon të ulet. Inflacioni vjetor arriti në 73.5%, në maj, norma më e keqe që nga viti 1998, borxhi i jashtëm i vendit është rreth 180 miliardë dollarë (170.2 miliardë euro), ndërkohë që shtatë nga dhjetë familje kanë kredi konsumatore që nuk mund t'i shlyejnë dot.

Politikat aspak ortodokse të presidentit, që vuri bast për besimin e tij se normat e larta të interesit nxisin inflacionin, çuan në rënien e monedhës, duke shterruar rezervat e bankës qendrore dhe duke nxitur ikjen e kapitaleve. Ky kolaps e ka detyruar tashmë Erdoganin t'i nënshtrohet një pakti turpërues me Arabinë Saudite dhe sidomos me princin e saj trashëgimtar, Mohammed Bin Salman, që dyshohet si urdhëruesi i atentatit të tmerrshëm në Stamboll, ndaj disidentit Jamal Khashoggi, në 2018.

Megjithatë, lufta në Ukrainë rrezikon ta "përkeqësojë situatën" brenda Turqisë, duke prekur "importet e lëndëve të para, sektorin e turizmit dhe investimet", nënvizon agjencia financiare “S&P Global”, në një studim të fundit. Presidenti turk mund të mendojë se diplomacia e tij shantazhuese do ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Por ai duhet të jetë më i kujdesshëm për efektet e politikës së vet monetare. Duke u sjellë kështu, ai po ushqen një krizë që mund përfundojë duke e marrë edhe atë me vete, pas nëntëmbëdhjetë vjetësh qëndrimi të pandërprerë në pushtet.

Le monde/ Perktheu per Lapsi.al, T Çela

Të këshilluara

Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij, të shprehte të gjithë vrerin e mundshëm kundër Brukselit dhe mënyrës se si funksionon Bashkimi Europian. Për shumëkë...

16:23

Një vendim politik për të bojkotuar BE-në

Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiç dhe Ramës nesër, për të bojkotuar Samitin e BE-së, libri të cilin duhet ta lexojmë me kujdes tashmë është bo...

18:48

Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata ...

16:46

Tri mesazhet e Kancelarit Scholz në Ballkan

Nga Ditmir Bushati Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri...

17:59

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe...

09:06

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI