Flash

Ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 26 June 2022
Ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vëndin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen  në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Qëndrore dhe vendet Skandinave. PO ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë rajonin e Balltikut duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë Ndersa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizoterojne në gadishullin Iberik, gadishullin Ballkanik si edhe brigjet detit të zi.

Republika e Kosovës

Masat ajrore të qëndrueshme vijojne të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jënë dominuese gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e kosovës, më të theksuara në ekstremin verior POR mundësira për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjith MV por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë...

08:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI