Flash

Scholz dënon sulmin brutal të forcave ruse në Kiev

Lapsi.al 26 June 2022
Scholz dënon sulmin brutal të forcave ruse në Kiev

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar sulmin brutal me raketa të Rusisë ndaj Kievit, duke thënë se përforcoi nevojën që liderët e G7 të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre, sipas The Guardian.

Duke folur pas seancës së parë të një samiti tre-ditor të liderëve të G7, Scholz tha se të gjitha vendet e G7 janë të shqetësuara për krizat me të cilat po përballemi aktualisht.

“Ka rënie të ritmeve të rritjes në disa vende, rritje të inflacionit, mungesë të lëndëve të para dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit,” tha ai. “Jam shumë, shumë, shumë i bindur se do të kemi sukses në dërgimin e një sinjali shumë të qartë të unitetit dhe veprimit vendimtar nga ky samit.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI