Flash

Gjenden 17 të vdekur në një klub nate në Arikën e Jugut

Lapsi.al 26 June 2022
Gjenden 17 të vdekur në një klub nate në Arikën e Jugut

Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut, raportojnë mediat lokale. Trupat u gjetën në Enyobeni herët të dielën dhe disa të tjerë thuhet se janë plagosur, raporton BBC.

“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim”, tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newzroom Africa. “Nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë”, tha  Tembinkosi Kinana.

Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet. Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI