Flash

Drogë me vete dhe në banesë, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 June 2022
Drogë me vete dhe në banesë, arrestohet 23-vjeçari në

Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar në Durrës, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Blutë Durrësit i kanë gjetur të riut një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit fizik dhe në banesë.

Sipas policisë, i arrestuari kishte për qëllim ta shiste lëndën narkotike

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Check”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.

Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, kanabis.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyo...

10:05

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI