Flash

Masakër në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Lapsi.al 25 June 2022
Masakër në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një “gay-bar” në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në momentin e të shtënave, autori ka mbërritur me një çantë, nga e cila ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të qëllojë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi.

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga Severodonetsk

Forcat ukrainase do të duhet të tërhiqen nga Severodonetsk, tha të premten kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday, duke akuzuar Rusin...

11:26

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI