Flash

Së shpejti, një dokumentar për The Rolling Stones

Lapsi.al 24 June 2022
Së shpejti, një dokumentar për The Rolling Stones

The Rolling Stones do të festojë 60-vjetorin e tyre me një dokumentar të ardhshëm me katër pjesë në EPIX.

Dokumentari do të përqendrohet te anëtarët më ikonë të grupit, me portrete të thelluara të këngëtarit Mick Jagger, kitaristëve Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristit të ndjerë, Charlie Watts.

"My Life as a Rolling Stone" do të shfaqet premierë më 7 gusht. Është drejtuar nga Oliver Murray dhe Clare Tavernor.

Producentët thanë në një deklaratë se dokumentari synon të "zbulojë krijimtarinë e Rolling Stones, frymëzimet e tyre dhe se si ata individualisht dhe kolektivisht kanë kapërcyer fatkeqësitë, famën dhe problemet  personale për të shkruar kolonën zanore të kohës sonë".

Rolling Stones nisën turneun e tyre evropian “Sixty” 2022, por ndaluan kur Jagger rezultoi pozitiv për COVID-19, duke anuluar disa koncerte./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI