Flash

Gjenden dhjetëra automatikë dhe armë të ftohta në shkollat e Kosovës

Lapsi.al 24 June 2022
Gjenden dhjetëra automatikë dhe armë të ftohta në

Policia e Kosovës në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonalë me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

– Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).

– Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,

– Sasi e municionit,

– Thika, 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,

– Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,

– Mulli për bluarje të marihuanës 6 copë,

– Shufra metali, 4 copë,

– Elektro shok, 1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

-Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë (marihuanë) dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./Express/

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI