Flash

Familja e Tupac hap një restorant në nder të reperit

Lapsi.al 24 June 2022
Familja e Tupac hap një restorant në nder të reperit

Familja e Tupac ka hapur së fundmi një restorant  në qendër të Los Anxhelosit që do të zgjasë deri më 30 qershor.

Restoranti i cili është hapur në nder të reperit quhet Powamekka Café,dhe do të shërbejë drekë dhe darkë.

Sipas faqes së internetit të ushqimit Eater Los Angeles, ideja u konceptua nga vetë reperi i ndjerë në letrat që ai shkroi. Këto shënime u zbuluan nga familja e tij, të cilët që atëherë e kanë sjellë në jetë idenë. Tupac, i cili u qëllua për vdekje në lagjen e Las Vegasit në 1996, donte që restoranti -- në partneritet me Fixins Soul Kitchen -- të ishte "si një vend ku njerëzit do të ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Këto shënime përfshijnë gjithashtu atë që kishte në mendje reperi i "California Love" për sa i përket ushqimit -- italian dhe "sanduiçët më të mirë në planet".

Kjo nuk është hera e parë që një restorant pop-up Tupac hap dyert e tij. Sipas Eater, versione të ngjashme u hapën në qytetin e Nju Jorkut dhe Kaliforninë veriore./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI