Flash

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Lapsi.al 24 June 2022
DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nuk ecet përpara. Papritur Ukraina dhe Moldavia parakalojnë shtetet e Ballkanit. Në kohë rekord ato bëhen vende kandidate të BE. Zhgënjimi është i kuptueshëm, por ai bazohet në supozime të gabuara. Në të ardhmen në zgjerimin e BE do të bëhet fjalë për gjeopolitikë, për mbrojtjen nga etjet imperiale të presidentit rus. Nuk bëhet fjalë më – si në rastin e Ballkanit Perëndimor dhe në masë të madhe rastit special Turqisë – për një përafrim politik dhe ekonomik të shoqërive aspiruese me standardet e BE.

Me vendimin historik për dhënien e statusit kandidat një vendi gjeografikisht kaq të madh si Ukraina, e cila gjendet në luftë, BE bën një ridimensionim të politikës së saj. Ky hap përmban rreziqe politike, siç u shpreh edhe politikani me përvojë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Por rreziqe që duhen marrë parasysh. Ata që duan të guxojnë më pak, si Franca, Holanda, Portugalia, edhe Gjermania ngushëllojnë veten, se ky hap për momentin nuk kushton dhe një anëtarësim i vërtetë i Ukrainës pas vitesh negociatash i përket një të ardhmeje të papërcaktuar.

Ky hap historik për një kohë do të ketë efekt pozitiv edhe për vendet kandidate të Ballkanit. Sepse për BE rëndësi ka për momentin të zmbrapsë ndikimin rus dhe kinez në rajon. Kriteret e pranimit që kërkohen me kaq rreptësi kanë për t’u zbutur disi. Bllokada e panevojshme dhe bezdisëse e Bullgarisë duhet të marrë fund shpejt. Nuk mund të vazhdohet më kështu, që një vend i BE problemet e brendshme politike i shfryn duke marrë peng procesin e anëtarësimit. Jo vetëm Bullgaria, edhe Greqia dhe Franca aty ku iu është përshtatur kanë vendosur veton në këtë proces.

Ballkani duhet t’i zgjidhë vetë problemet e veta

Duhet thënë, se problemet e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë vetëm në një masë të caktuar me BE. Pengesat më të mëdha duhet t’i mënjanojnë vetë vendet kandidate – kthimin në demokraci të stabilizuara, shteti ligjor, zgjidhja e konflikteve me fqinjët – këto probleme nuk i zgjidh BE. Këtë duhet t’i zgjidhin vetë këto vende. Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria kanë akoma rrugë për të bërë në këtë drejtim.

Do të kishte qenë sigurisht pozitive, nëse 26 vendet e BE do të kishin dalë të bashkuar kundër Bullgarisë dhe do t’i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parimi i unanimitetit e ka penguar këtë. Në këtë kuptim samiti në Bruksel sërish ishte një shans i humbur, për t’i dhënë një hov të ri motivimit europian në Ballkan. Por ai dërgoi një sinjal shumë të fuqishëm në drejtim të Rusisë: BE megjithë vështirësitë është e gatshme, të ngrihet mbi veten dhe të pranojë Ukrainën. E Moska nuk mund ta ndalë këtë.

Presion për reformim të BE

Ky hap i guximshëm do ta ndryshojë BE. Ajo duhet të bëhet e aftë për pranime të reja, duhet të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Ndryshe nuk ka për të pranuar dot anëtarë të rinj. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, por asgjë nuk është bërë vitet e fundit. Në BE janë shtuar populistët euroskeptikë për shkak të krizës financiare, të borxheve dhe refugjatëve dhe ka rënë aftësia pranuese. Nuk dihet, nëse shoku gjeopolitik me luftë që nisi Rusia do të jetë një pikë kthese në këtë trend apo do ta përforcojë atë.

BE këtë herë duhet ta bëjë më mirë, se në rastin e Turqisë, po ashtu një vend i madh potencial për në BE, që pjesërisht në vitin 2005 po për shkaqe gjeostrategjike do të pranohej. Në rrjedhën e këtij procesi të gjatë Turqia ka kaluar në kampin autokratik dhe nuk ka shans që në një të ardhme të parashikueshme të bëhet anëtare. Kjo nuk duhet të përsëritet me Ukrainën./DW

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme ...

07:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI