Flash

Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen, 42% duan të emigrojnë

Lapsi.al 24 June 2022
Barometri i Ballkanit/ Shqiptarët më pesimistët për të

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen janë dyfishuar (50% krahasuar me 28% në 2020), përveç Shqipërisë.

Pas Kosovës, Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave të anketuar që kërkon të emigronin me 42% të totalit.

Rezultatet treguan, Shqipëria ka arritur të rivendosë disi perspektivën e saj pozitive (46% nga 20% në 2020), megjithëse pritshmëritë e popullsisë së saj për të ardhmen janë tkurrur ndjeshëm gjatë viteve (46% nga 56% në 2014). Ndërkohë, 42% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut ndajnë një ndjenjë pozitive për të ardhmen (nga 28% në 2020). Bosnja dhe Hercegovina, nga ana tjetër, përfaqëson ekonominë më pak të sigurt, pavarësisht nga një rritje prej 12 pikësh (41% nga 29% në 2020).

Megjithëse pandemia e COVID-19 zbuloi pasojat e saj socio-ekonomike në 2019 dhe 2020 kanë ndikuar negativisht popullsinë e Ballkanit Perëndimor për këndvështrimin e situatës ekonomike, një pikëpamje më optimiste vihet re nga popullata në vitin 2021.

Kosova është vendi ku gjendet popullsia më optimiste për të ardhmen (63%, nga 61% në 2020). Mali i Zi dhe Serbia mbeten në tre ekonomitë e para me një perspektivë mbizotëruese pozitive, me 56% dhe 55% të popullsisë së tyre përkatëse që ndjehen optimiste.

Ndërsa numri i të anketuarve që jetojnë në kushte më të këqija se popullsia mesatare u rrit, shqetësimet për rritjen e pabarazisë midis shoqërisë u rritën njëkohësisht. 82% i rajonit besonte se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po rritet vazhdimisht ndërsa 12% nuk ndajnë të njëjtat shqetësime.

7% refuzuan të përgjigjen. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë e të anketuarve të shqetësuar mbi hendekun e pasurisë me 88 % e të anketuarve që pohonin së është rritur.

Pjesëmarrësit që janë të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po zhvillohen në ekonomitë e tyre po rriten në numër. 25% e të anketuarve ishin të lumtur, ndërsa 49% ishin të lumtur me ekonominë por me një ndjesi negative. Numri i të anketuarve të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare është rritur gjithashtu (36%).

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat kryesore në ekonominë e rajonit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, për 39% të të anketuarve.

Korrupsioni renditet i treti me 27%, ndërsa pesha e atyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Sa i përket mobilitetit në tregun e punës, ka një rritje të moderuar të përqindjes së të anketuarve të cilët po mendonin të linin ekonomitë e tyre përkatëse për mundësi më të mira jashtë vendit (39%, nga 37% në 2020), ndërsa mbi gjysma (54%) nuk po mendojnë të punojnë jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), she Shqipëria në vend të dytë më 42%./Monitor/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI