Flash

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Lapsi.al 23 June 2022
Parashikimi i motit për këtë të enjte

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat  malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje priten grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 37°C. Era do të fryjë mesatare  si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI