Flash

Johnny Depp ribashkohet me grupin e tij Hollywood Vampires

Lapsi.al 23 June 2022
Johnny Depp ribashkohet me grupin e tij Hollywood Vampires

Johnny Depp  zbuloi se do të niset në turne jashtë shtetit me grupin e tij Hollywood Vampires, pasi shpalli datat e koncerteve në Gjermani dhe Luksemburg për verën e vitit 2023.

Ai është në grup së bashku me yjet e rock-ut Joe Perry, Alice Cooper dhe Tommy Henriksen.

Në mars 2021, Hollywood Vampires anuluan turneun e tyre për shkak të pandemisë. "Jemi të zhgënjyer për të njoftuar se duhet të anulojmë turneun tonë të riplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar/Europiane këtë verë," thanë ata në një deklaratë në atë kohë. “Neu përpoqëm ta realizonim, por për fat të keq për shkak të kufizimeve, thjesht nuk është e mundur.”

Ata shtuan, "Faleminderit për mirëkuptimin, dhe ne do të kthehemi sapo bota të kthehet në normalitet!"

Javët e fundit, Depp ka qenë gjithashtu jashtë vendit duke performuar me muzikantin Jeff Beck. Një burimu shpreh për  PEOPLE se ai "ka ecur përpara"nga gjyqi i tij për shpifje në Virxhinia kundër ish-bashkëshortes Amber Heard dhe " ndihet i lumtur që ka mbaruar".

"Ai as që flet për gjyqin tani. Ai ngriti padinë sepse e konsideroi të nevojshme.  Tani është në gjendje t'i rikthehet asaj që pëlqen të bëjë. Atij i pëlqen të performojë dhe ka një verë të ngarkuar përpara. Ai gjithashtu pret me padurim të vazhdojë punën. Johnny thjesht dëshiron që karriera e tij të kthehet."

Vendimi u zbulua më 1 qershor, me jurinë prej shtatë personash, kryesisht në anën e aktorit, duke i dhënë atij më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Amber, fitoi gjithashtu një nga tre pretendimet e saj kundër padive për shpifje dhe juria i dha asaj 2 milionë dollarë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Brad Pitt : Do heq dorë nga aktrimi

Brad Pitt rrëfeu një intervistë  se po i afrohet pensionit pas më shumë se 30 vitesh në industrinë e argëtimit. "Unë e konsideroj veten në ditët e mia të fun...

13:46

Brenda apartamentit luksoz të Hugh Jackman

Aktori i njohur Hugh Jackman ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në Manhattan pas më shumë se një dekade. Aktori i X-Men, 53 vjeç, e ka listuar shtëpinë ...

17:35

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI