Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Bilanci tragjik/ Mbi 1 mijë jetë të humbura nga tërmeti në Afganistan

Lapsi.al 23 June 2022
Bilanci tragjik/ Mbi 1 mijë jetë të humbura nga tërmeti

Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fëmijë ka gjasa që të kenë humbur jetën nga tërmeti tragjik i të mërkurës. Nga lëkundjet e fuqishme të tokës mbi 1,000 persona humbën jetën dhe shirat e rrëmbyer e stuhia që pasoi e bëri punën më të vështirë për ekipet e shpëtimit.

Ende nuk dihet se sa persona mund të jenë poshtë rrënojave të banesave që zakonisht ndërtohen me baltë pas tërmetit me magnitutë 6.1 të shkallës Rihter. Një grua në një spital në provincën Paktika u tha gazetarëve se kishte humbur 19 anëtarë të familjes.

“Shtatë në një dhomë, pesë në një tjetër, katër në një tjetër, dhe tre në një tjetër, të gjithë vdiqën në familjen time,” tha ajo nga shtrati i spitalit.

Deri të mërkurën mbrëma, zyrtarët talebanë thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit kishin përfunduar në shumicën e vendeve, megjithëse në zonat e largëta disa vazhduan ende.

“Ne nuk mund të arrijmë në zonë, rrjetet janë shumë të dobëta,” tha më herët një zëdhënës i talebanëve për agjencinë e lajmeve Reuters. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI