Flash

Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Lapsi.al 23 June 2022
Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij, të shprehte të gjithë vrerin e mundshëm kundër Brukselit dhe mënyrës se si funksionon Bashkimi Europian. Për shumëkënd shpërthimi kryeministrit të një vendi që i mbyllin prej tetë vitesh derën në fytyrë, njëherë prej Francës apo Hollandës, një herë prej 15 kushteve të pazbatuara dhe së fundi, prej një sherri absurd mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, me të cilën na e kënë lidhur pazgjithshmërisht fatin, mund të konsiderohej mëse legjitim.

Edhe ata që fajësojnë qeverinë e Tiranës për instalimin e një demokracie iliberale dhe prishjen e regullave të ekonomisë së tregut edhe të tjerët që nuk i vënë asaj asnjë faj, në ngecjen e procesit të integrimit, bien të gjithë dakord në një pikë: BE, po tregohet hipokrite.

Prandaj shigjetat e kryeministrit të Shqipërisë, menjëherë pas përfundimit të samitit të vendeve anëtare me Ballkanin perendimor, talljet e tij me Bullgarinë, cinizmi me Maqedoninë që e detyruan të ndryshonte dhe emrin, denoncimi i zhbërjes së “frymës së zgjerimit të shndërruar në një pengmarrje”, veç e veç, ose së toku mund të kishin kuptim.  

Lexo me tej:

Bie kërcënimi/ Rama ndryshon qëndrim për bojkotin e samitit të BE

Por, në të gjithë këtë sjellje të Ramës, një gjë është e pashpjegueshme deri në absurditet: Pse ky sulm ndaj Brukselit u bë në një koordinim të plotë me presidentin Serb? Pse ata duhet të shantazhonin, së bashku, në fillim me bojkotin e samitit dhe pse këtë të enjte duhet të shfaqeshin krah për krah, në një konferencë shtypi për tu ankuar për vendimarrjen e 27-shes?

Vështirë të ketë një shpjegim racional se përse ndodhi kështu.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas mund të dilnin të dy në një konferencë shtypi, për të komentuar lajmin e keq të moshapjes për të disatën herë të negociatave. Por ama përfaqësuesi i Serbisë nuk kishte asnjë lidhje me këtë hall, sepse vendi i tij është tashmë shumë më para nesh, në fazën e negocimit të kapitujve për tu antarësuar në BE.

Një format tjetër mund të qe ai ku kryeministri shqiptar të renditej në një konferencë të përbashkët, tok me të gjithë liderët e tjerë të gjashtë vendeve të rajonit (duke përfshirë edhe Kosovën).

Por as njëra as tjetra nuk ndodhi.

Dhe çudia më e madhe qe se në një ditë kur Shqipëria dhe Maqedonia kishin marrë sërish lajmin e hidhur të refuzimit të radhës, Edi Rama gjeti rastin të bëhet avokati i Serbisë para liderëve të BE-së, disa prej të cilëve ishin shumë të ashpër për refuzimin e Beogradit për ti vënë sanksione Rusisë.

Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë Vuçiçi duhe e falenderuar mikun e tij nga Tirana për mbrojtjen.

Ndërsa Rama vetë spjegoi për gazetarët atë që u kishte thënë në fytyrë udhëheqësve të kontinentit. Sipas tij një vendi ku 80% e popullsisë pëlqejnë Putinin, ku jo të gjithë e duan integrimin në BE, nuk i duhet vënë litari në fyt. Pasi lartësoi “sakrificat” që Beogradi kishte bërë kundër Moskës, kryeministri ynë kërcënoi se, nëse ndaj Serbisë do ushtrohej një trysni maksimaliste, kjo rrezikonte ti vinte sërish flakën fuçisë me barut të Ballkanit?

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet”

Pse e bëri Rama këtë? Pse vendosi të ketë në krah Vuçiçin kur foli për hallin tonë dhe pse i doli në mbrojtje atij, përballë udhëheqësve të Evropës, që ishin tejet të ashpër me rrefuzimin e Serbisë për ti’u bashkuar sanksioneve?

Këto pyetje bëhen edhe më legjitime atëherë kur dihet se vendi që sipas vetë fjalëve të tij admiron Putinin dhe nuk është i bindur për rrugën europiane, s'mund të përbëjë një atu që të ndihmon shumë për të përshpejtuar rrugën drejt Brukselit.

Të gjitha këto dilema, sado absurde që të duken e kanë në thelb një shpjegim racional.

Rama nuk u reshtua as vetëm përkrah Maqedonisë, as tok me gjithë liderët e tjerë të rajonit, sepse qëlllimi i tij ishte të shfrytëzonte samitin me BE, si një tribunë për Ballkanin e Hapur. Për ditë e më shumë, po bëhet e qartë se këtë nismë, që edhe diplomatët amerikanë të cilët e mbështesin, e kanë kushtëzuar si vetëm ekonomike, Rama dhe Vuçiç po e shohin si një trampolinë politike për forcimin e pushtetit të tyre autokratik.

Për autokratët është më e mirë lodra e tyre ku luajnë pa kontroll, sesa kostumi i ngushtë dhe plot llogaridhënie i BE-së. Prandaj përditë e më shumë “Open Balkan” po ravijëzohet si një alternativë ndaj integrimit europian. Prandaj Vuçiç kritikon Brukselin se s’hap negociatat me Shqipërinë, ndërsa Rama udhëheqësit evropianë se pse i bëjnë trysni Serbisë.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Një vendim politik për të bojkotuar BE-në

Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiç dhe Ramës nesër, për të bojkotuar Samitin e BE-së, libri të cilin duhet ta lexojmë me kujdes tashmë është bo...

18:48

Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata ...

16:46

Tri mesazhet e Kancelarit Scholz në Ballkan

Nga Ditmir Bushati Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri...

17:59

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe...

09:06

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI