Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE

Lapsi.al 22 June 2022
Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE
Duke ngritur pyetjen "Çfarë të bëjmë atje?, Edi Rama paralajmëroi të martën bojkotin që Shqipëria mund ti bëjë samitit të përbashkët të BE me vendet e Ballkanit perendimor, duke e arsyetuar këtë mospjesmarrje me faktin se edhe kësaj here shqipërisë nuk do ti hapen negociatat. “Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter. Një ditë më parë bojkotin e këtij samiti e pati shpallur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndonëse vendit të tij i janë hapur prej kohësh negociatat. Atëheerë pyetja që shtrohet është pse edhe Tiranë edhe Beogradi po marrin të njëjtin vendim, pavarësisht se kanë arsye të ndryshme. Lexo me tej:

Kërcënimi/ Rama dhe Vuçiç drejt bojkotit të samitit të BE

Një hipotezë e kësaj dileme mund të gjendet në draftin paraprak të konkluzioneve që do të bëjë Këshilli i BE-së , draft i cili u zbulua paraprakisht nga Euractiv. Aty thuhet se në konkluzione vendet anëtare do dënojnë fort mosvënien e sanksioneve për Rusinë nga regjimi i Vuçiç. Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet” Në tekstin përfundimtar që do të hartohet nga Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor parashihet të thuhet: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”. "Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke kujtuar miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës", shkruan me tej Euractiv. Dhe për të shmangur këtë trysni Vuçiç po përdor Tiranën dhe Shkupin duke e bojkotuar samitin. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Delvinë

Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë. Policia bën me dije se ngjarja la ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”. Makina tip “Suzuki”...

08:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI