Flash

Shefi i IEA paralajmëron Europën: Të përgatitet për ndërprerjen totale të gazit rus

Lapsi.al 22 June 2022
Shefi i IEA paralajmëron Europën: Të përgatitet për

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se Europa duhet të përgatitet menjëherë për ndërprerjen e plotë të eksporteve të gazit rus këtë dimër, duke u kërkuar qeverive të marrin masa për të ulur kërkesën dhe për të mbajtur të hapura centralet bërthamore të vjetruara. Në një intervistë për Financial Times, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Faith Birol, tha se Evropa duhet të duhet të jetë gati në rast se gazi rus ndërpritet plotësisht. Sipas tij, vendimi i Rusisë për të reduktuar furnizimet me gaz në vendet evropiane në javën e kaluar mund të jetë një pararendës i shkurtimeve të mëtejshme në një përpjekje të Moskës për ta përdorur atë si një “levë” për luftën kundër Ukrainës.

“Sa më shumë që i afrohemi dimrit, aq më shumë i kuptojmë synimet e Rusisë”, tha ai. “Unë besoj se shkurtimet janë të orientuara drejt shmangies së mbushjes së depozitave nga Evropa dhe rritjes së levës së Rusisë në muajt e dimrit.”

IEA, e cila financohet kryesisht nga anëtarët e OECD-së, ishte vitin e kaluar një nga organet e para zyrtare që akuzoi Rusinë publikisht për manipulimin e furnizimeve me gaz në Evropë, si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Moska.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI