Flash

Presidenti i Meksikës i ofron strehim Julian Assange

Lapsi.al 22 June 2022
Presidenti i Meksikës i ofron strehim Julian Assange

Presidenti i Meksikës është angazhuar që t’i ofrojë strehim bashkëthemeluesit të WikiLeaks Jualian Assange.

Andres Manuel Lopez Obrador tha se do t’ia paraqiste presidentit Biden si kërkesë lirimin e tij në takimin e korrikut.

"Julian Assange është gazetari më i mirë i kohës sonë dhe ai është trajtuar shumë padrejtësisht, më keq se një kriminel për turpin e gjithë botës dhe Meksika është e gatshme ta pranojë atë. Do ta flas me presidentin Biden kur të takohemi në korrik që të heqë akuzat kundër Assange," tha ai.

Julian Assange është gazetari më i mirë i kohës sonë në botë dhe ai është trajtuar shumë padrejtësisht, më keq se një kriminel.

Britania e Madhe njoftoi javën e kaluar se do ta ekstradonte botuesin e burgosur drejt Shteteve të Bashkuara, ku ai përballet me akuza të spiunazhit, të cilat mund ta çojnë deri në 175 vjet burgim, nëse shpallet fajtor.

Assange kërkoi azil politik në Ekuador në vitin 2012 me dyshimin se SHBA-të do ta arrestonin dhe më pas ekstradonin lidhur me rrjedhjen e dosjeve të klasifikuara nga WikiLeaks në vitin 2010 lidhur me luftërat e SHBA në Irak e Afganistan.

Australiani qëndroi deri në 2019 brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër dhe më pas u nxor nga institucioni nga policia britanike dhe më pas u burgos në burgun e sigurisë maksimale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI