Flash

Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë një "biletë VIP" për anëtarësimin në BE

Lapsi.al 22 June 2022
Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë një "biletë

Ministri francez i deleguar për Europën ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të marrë vite për t'u finalizuar, duke përsëritur qëndrimin e Francës se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë të liderëve europinë.

"Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant. Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka një "biletë VIP", tha ministri francez Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1, raporton CNN.

“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje,” shtoi Beaune.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t'i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI