Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kostot e jetesës rritet, por qeveria shpenzon më pak për ndihmën ekonomike në 5-mujor

Lapsi.al 22 June 2022
Kostot e jetesës rritet, por qeveria shpenzon më pak për

Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës nga çmimet e larta, por gjithashtu ndaj tyre qeveria ndau më pak fonde në 5-mujorin e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2%  gjatë janar-maj 2022.

Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Fondet për familjet e varfra erdhën në ulje në një kohë që pagesat mesatare ndaj përfituese janë shumë poshtë nivelit të varfërisë relative me (5.5 USD në ditë), duke injoruar rekomandimet e institucioneve Financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore për të rritur masën e ndihmës ndaj kësaj kategorie.

Mirëpo, ndërmjet raportimeve të ndryshme shihet se përfitimet reale të ndihmës ekonomike janë shumë të ulëta. Psh Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që menaxhon të gjithë programin e ndihmës ekonomike raportoi se vitin e kaluar u shpenzuan 6.4 miliardë lekë, ndërsa për të njëjtën periudhe INSTAT raporton një vlerë edhe më të ulët.

Trajtimi në këtë mënyrë i shtresës më të varfër në vend vjen në një kohë kur Shqipëria kryeson renditjen europiane për përqindjen më të lartë të personave në varfëri.

Ekspertë vendas të ekonomisë dhe institucionet financiare thanë se qeveria çon shumë pak fonde për shtresat në nevojë në raport me mundësitë. Më herët këtë muaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.

Sakaq rritja e paprecedentë e çmimeve pritet të çojë në varfëri edhe familje të tjera. Muajin e kaluar çmimi i vajit pësoi rritje vjetore me 29%, bulmetrat ishin 18 % më shumë se një vit më parë dhe buka kushtoi 19 për qind më shumë. Këto produkte janë baza e konsumit në familjet e varfra.

Nga ana tjetër masa e ndihmës ekonomike në 5-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018. Fondet e alokuara për këtë zë ishin 4.4 % e shpenzimeve totale buxhetore, nga 4.6 % në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet buxhetore në përgjithësi janë rritur më shumë se pagesat për të varfrit, kurse rënia duhet të jetë edhe më e madhe për shkak të inflacionit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Çmimet mesatare në 4-mujorin 2022 u rritën 5% dhe së paku me kaq është zhvlerësuar edhe fondi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra, duke e theksuar edhe më tej rënien në raport me vitet e kaluara.

Edhe pse qeveria shqiptare pagoi një kredi të shtrenjtë për të reformuar fondin e ndihmës ekonomike në vitin 2014, për të rritur pagesat për familjet që me të vërtetë e meritojë, pagesat sërish mbeten poshtë nivelit të varfërisë relative./ Monitor

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Delvinë

Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë. Policia bën me dije se ngjarja la ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”. Makina tip “Suzuki”...

08:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI