Flash

Franca ndalon këto lloj rrobebanjosh

Lapsi.al 22 June 2022
Franca ndalon këto lloj rrobebanjosh

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka ndaluar rrobat e banjës "burkini" në pishinat publike, duke hedhur poshtë një apel nga qyteti i Grenoble. Muajin e kaluar, Grenoble autorizoi të gjitha rrobat e banjës, përfshirë burkinit, duke ndezur një betejë ligjore me qeverinë.

Burkinit vishen kryesisht nga gratë muslimane si një mënyrë për të ruajtur modestinë dhe për të mbështetur besimin e tyre. Por gjykata tha se nuk mund të lejonte "përjashtime selektive nga rregullat për të kënaqur kërkesat fetare".

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin e përshkroi politikën si një "provokim të papranueshëm" që ishte në kundërshtim me vlerat laike franceze.

Franca ka ligje strikte rreth kostumeve të notit dhe çështja e shprehjes fetare në vende publike është përçarëse.

Ndalimi i burkinit në pishinat shtetërore mbështetet gjithashtu për arsye higjienike. Meshkujt zakonisht janë të detyruar të veshin mbathje noti të ngushta - një tjetër rregull që Grenoble u përpoq ta përmbyste duke lejuar pantallona noti më të gjata, por pa sukses.

Të këshilluara

Në lidhje me Mozzik? Flet Kiara Tito

Reperi i njohur, Mozzik së fundmi ka zbuluar një objektiv të tijin! Me anë të një fotoje që ka publikuar në Instagram, ai ka shkruar: ‘Kjo verë nuk do të na gje...

11:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI