Flash

Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një të miture

Lapsi.al 22 June 2022
Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një të miture

Një juri në Kaliforni të martën e gjeti Bill Cosby përgjegjës për sulmin seksual të një gruaje në rezidencën Playboy në vitin 1975 kur ajo ishte adoleshente.

NBC News raporton se juria e kontesë së Los Anxhelosit përcaktoi se Cosby qëllimisht shkaktoi kontakte të dëmshme seksuale me Judy Huth, kur ishte 16 vjeç.Aktori ishte 37 vjeç në atë kohë.

Huth është shpërblyer me 500,000 dollarë dëmshpërblim.Sipas saj, komediani e mori atë në një "dhomë blu" në rezidencë dhe e detyroi atë ta prekte seksualisht.

Nathan Goldberg, një avokat i Huth, i tha jurisë se "klienti im meriton që z. Cosby të mbajë përgjegjëso për atë që ka bërë".

“Secili prej jush e di në zemër se z. Cosby sulmoi seksualisht zonjushën Huth”, deklaroi Goldberg.

Cosby, i cili nuk përballet me burg në këtë rast, nuk dëshmoi ose nuk u paraqit në Gjykatën e Qarkut të Los Anxhelosit gjatë gjyqit, pasi ai mohoi akuzat e saj dhe thirri të drejtën e tij të Amendamentit të Pestë kundër vetëinkriminimit.

Lajmi për vendimin vjen gati një vit pasi Bill lirua nga burgu pasi dhjetëra gra e akuzuan atë për përdhunim dhe sulm seksual./Lapsi.al

Të këshilluara

Franca ndalon këto lloj rrobebanjosh

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka ndaluar rrobat e banjës "burkini" në pishinat publike, duke hedhur poshtë një apel nga qyteti i Grenoble. Muajin ...

13:47

Në lidhje me Mozzik? Flet Kiara Tito

Reperi i njohur, Mozzik së fundmi ka zbuluar një objektiv të tijin! Me anë të një fotoje që ka publikuar në Instagram, ai ka shkruar: ‘Kjo verë nuk do të na gje...

11:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI