Flash

Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon 920 numri i viktimave

Lapsi.al 22 June 2022
Bilanci tragjik i tërmetit në Afganistan, shkon 920 numri i viktimave

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm që goditi Afganistanin. BBC raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 920 persona dhe 600  të tjerë janë plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë për shtyp se të paktën 920 njerëz kanë humbur jetën dhe 600 të tjerë janë plagosur. Tërmeti tronditi pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”

Tërmeti, i cili goditi gjatë orëve të para ndërsa shumë njerëz flinin, ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI