Flash

Amber Heard cilësohet si femra më e bukur në botë

Lapsi.al 22 June 2022
Amber Heard cilësohet si femra më e bukur në botë

Aktorja Amber Heard thuhet se ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas shkencës së hartës së fytyrës.

Dr Julian De Silva nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, përdori një teknikë të hartës së fytyrës të njohur si raporti i artë grek i bukurisë, i cili është 1.618, për të përcaktuar se kush ka fytyrën më të përsosur në botë.

Raporti 1.618 i njohur gjithashtu si "Phi" mund të përdoret për të përcaktuar proporcionin e përsosur të tipareve të fytyrës duke përfshirë sytë, hundën, buzët, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës për të kuptuar se kush është personi më i bukur shkencërisht.

Pas analizimit të 12 pikave kyçe në fytyrën e Amberit në vitin 2016,De Silva zbuloi se sipas raportit të artë greke fytyra e saj ishte 91.85% e përsosur.

Eksperti tha për Us Weekly në atë kohë: "Grekët zbuluan se raporti ndodh kudo në natyrë dhe për mijëra vjet mendohet se mban formulën sekrete të fytyrave më të bukura në botë".

“Raporti Phi prej 1,618 është menduar prej kohësh se mban sekretin e bukurisë, por tani me hartën kompjuterike mund të llogarisim se si zbatohet për gratë e vërteta”, shtoi Julian.

Nëpërmjet përdorimit të së njëjtës teknikë të hartës së fytyrës, u zbulua gjithashtu se Kim Kardashian ka vetullat më të përsosura, modelja-aktorja Emily Ratajkowski ka buzët perfekte, supermodelja Kate Moss ka ballin perfekt dhe Scarlett Johansson ka sytë./Lapsi.al

Të këshilluara

Në lidhje me Mozzik? Flet Kiara Tito

Reperi i njohur, Mozzik së fundmi ka zbuluar një objektiv të tijin! Me anë të një fotoje që ka publikuar në Instagram, ai ka shkruar: ‘Kjo verë nuk do të na gje...

11:27

Kristen Bell konfirmon vazhdimin e Frozen

Aktorja Kristen Bell ka folur së fundmi për ekskluzivitetin e Disney, Frozen. Gjatë  intervistës me 'Jimmy Fallen ', aktorja e cila luan Princeshë Anna u shp...

14:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI