Flash

Vajza transgjinore e Elon Musk nuk dëshiron asgjë nga i ati

Lapsi.al 21 June 2022
Vajza transgjinore e Elon Musk nuk dëshiron asgjë nga i ati

Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për të ndryshuar emrin në përputhje me identitetin e saj të ri gjinor.

"Unë nuk jetoj më me babain tim biologjik dhe nuk dëshiroj të jem më e lidhur në asnjë mënyrë, trajtë apo formë me të", -ka thënë ajo.

Ajo ka lindur mashkull dhe është quajtur Xavier Alexander Musk. Por muajt e fundit, sapo ka mbushur 18 vjeçe, i ka kërkuar gjykatës të ndryshojë njohjen e gjinisë nga mashkull në femër dhe të regjistrojë emrin e saj të ri, Vivian Jenna Wilson.

Nëna e saj është Justine Wilson, e cila u divorcua nga Musk në vitin 2008.

Nuk dihet pse ka lindur përçarja midis Musk dhe vajzës së tij.

Por në maj, rreth një muaj pasi u depozitua dokumenti për ndryshimin e emrit dhe gjinisë, Musk deklaroi mbështetjen e tij për Partinë Republikane, përfaqësuesit e zgjedhur të së cilës mbështesin një sërë legjislacionesh që kufizojnë të drejtat transgjinore në të gjithë vendin.

Të këshilluara

Kristen Bell konfirmon vazhdimin e Frozen

Aktorja Kristen Bell ka folur së fundmi për ekskluzivitetin e Disney, Frozen. Gjatë  intervistës me 'Jimmy Fallen ', aktorja e cila luan Princeshë Anna u shp...

14:57

Chiara Ferragni prezantuesja e Sanremo 2023

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos. Prezantuesi i Sanremos, Amadeus e njoftoi lajmin në “Tg1” duke specifikuar ...

10:12

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI